E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi Dritan Hate tentoi te qellonte policet

TRIANE- Dritan Hate 37 vjec anetar i grupit Hakmarrja per Drejtesi ka tentuar te sulmoje efektivet e policise per ti qelluar gjate kohes qe keta te fundit ishin duke kryer operacionin per kapjen e tij. Dritani ishte se bashku me dy miqte e tij ne nje lokal duke pire kafe ne zonen e Medresese. Te tre personat ishin te armatosur secili me nga nje arme zjarri te llojit pistolete si dhe me vete mbanin dhe nje sasi eksplozive te llojit tritol. Dritan Hate ka qene ne shoqerine e Gentjan Kacit32 vjec dhe te Ermal Mustafaraj 34 vjec banues ne Mezez Tirane me detyre punonjes police prane Insitutit te Qeneve.

Sipas policise mesohet se te tre keta persona dyshohet te jene krahu I djathte i Emiljano Shullazit i cili eshte arrstuar se fundmi per armembajtje pa leje. Mbremjen e se enjtes strukturat e Hetimit te Krimit te Policise se Kryeqytetit ne bashkepunim me Forcat Speciale Renea ne kuader te nje operacionikane bere te mundur kapjen e shume te kerkuarit Dritan Hate 37 vjec banues ne Radhime Vlore i denuar me pare per nje sere krimesh te renda si vrasje vendosje te lendeve eksplozive krime te renda.
OPERACIONI
Hate ishte person ne kerkim pasi akuzohet per vepen penale te Vrasjes dhe Grabitjes. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore ne daten 28 Prill te vitit 2009 ka vendosur masen e sigurise Arrest Burg duke e denuar me 23 vjet burgim ne mungese. Mbremjen e se enjtes rreth ores 2200 policia e kishte nen vezhgim dhe prite momentin per ta arrestuar. Ne operacion ishin te pranishem Inspektore te Hetimit dhe Parandalimit te Krimit te cilet ne bashkepunim me forcat RENEA kane bere te mundur arresimin e tij ne nje lokal ne zonen e Medresese. Dritan Hate se bashku me dy miqte e tijjane gjendur me dy pistoleta ne brezsi dhe me nje sai tritoli. Ata jane arrestuar menjehere nga efektivet blu por Hate ka tentuar te nxjerre armen e zjarrit dhe te tentoje te qelloje drejt efektiveve. Disa prej trupave te forcave Renea e kane pare skenen dhe i jane afruar me kujdes duke ia hequr nga dora armen e zjarrit. Nga hetimet e kryera Hate dyshohet te jete personi organizator i cili eshte dhe shoku i njerit prej elementeve kriminal te arrestuar se fundmi Emiljano Shullazit. Policia tha se ky person dyshohet te jete i perfshire dhe si autor i vjedhjes dhe grabitjes me dhune te bankave ne kryeqytet. Organizata Hakmarrja per Drejtesi ishte krijuar ne vitin 1994 ne qytetin e Durresit me qellim destabilitetin e vendit.Hakmarrja per Drejtesi filloi ne 24 dhjetor te vitit 1998 nen drejtimin e gjyqtarit Petrit Kaja. Dhjete te pandehurit iken jashte shtetit qe nga dita qe ata jane arratisur nga burgjet ne vitin 1997.
SEKUESTRIMET
Ne momentin e kapjes autoreve iu gjenden dhe iu sekuestruan tre arme zjarri pistolete te tipeve TT dhe Zastava gjithashtu ju gjend dhe nje sasi lende eksplozive tritol. Nderkohe gjate kontrollit te baneses iu gjeten dhe sekuestruan nje automjet BMV nje motorciklete maska doreza lekure si dhe nje sasi e konsiderueshme parash e eurosh. Ne ngarkim Gentjan Kacit dhe Ermal Mustafaraj materialet do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te armembajtjes pa leje.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›