E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, dy të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi.

Sipas policisë, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë,  janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.

Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›