E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykim 8 persona

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim 8 persona të cilët akuzohen për trafikim të armëve nga Kosova në Shqipëri.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, shpalli fajtorë tre shtetasit kosovarë E.Th., B.K., dhe M.K. dhe kërkoi për ta dënimin:

– 8 vite burg të shtetasit B.K. për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit’, parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal

– 6 vite e 8 muaj burg të shtetasit M.K. për kryerjen e veprës penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit’ parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal;

– 7 vite burg të shtetasit E.Th. për kryerjen e veprës penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit’ parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal.

Ndërkohë për pesë shtetasit e tjerë, çështja u dërgua në gjyq për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/6 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasin V.O. për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a/2 të K.Penal  parashikuar nga neni 278/a/2 te K.Penal

Hetimet mbi procedimin penal nr.1167/1 të vitit 2024, nisën pas sinjalizimeve se shtetasit B.K. dhe M.K. kanë blerë një sasi të konsiderueshme armë zjarri të llojit pistoletë ‘Zoraki’ me qëllim trafikimin e tyre drejt territorit të Shqipërisë. Hetimet e zhvilluara nga skuadra e përbashkët hetimore midis Shqipërisë dhe Kosovës, me mbështetjen e Eurojust, çuan në një operacion ndërkombëtar ku u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan 64 armë zjarri dhe municione në të dy shtetet.

Veprimet hetimore, të shoqëruara edhe me përgjimet ambientale për blerjen e simuluar vërtetuan se këta shtetas kanë konsumuar veprën penale për të cilën akuzohen./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›