Aksident i rëndë në Itali/ Makina përplaset “kokë më kokë” me autobusin me 50 studentë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Trevisos të Italisë, ku një autobusi që transportonte rreth 50 studentë u përplas me një makinë.
Shoferi i makinës, 85-vjeç, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes. Pesë studentë në autobus janë plagosur, ndërsa 19 të tjerë janë dërguar në spital për të marrë, raportojnë mediat italiane.Sipas Karabinierëve, aksidenti ka ndodhur pas një kthese të fortë, ku makina ka kaluar në korsinë përballë dhe ka shkaktuar përplasjen. Të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rrugës.
Autobusi ka rënë në një kanal anash rrugës, por shoferi ka ruajtur kontrollin, duke pasur mundësi të shpëtonte pasagjerët.
Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit nga Motta di Livenza dhe Treviso, disa ambulanca dhe një helikopter.
Hetimet mbi rrethanat e aksidentit vazhdojnë nga karabinierët, për të kuptuar rrethanat e përplasjes fatale.