E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Shembet ndërtesa 7-katëshe në Turqi, nxirren trupat e pajetë të motër e vëlla

Një ndërtesë 7-katëshe është shembur në mëngjesin e 29 tetorit në distriktin Gebze të provincës Kocaeli, në pjesën veriperëndimore të Turqisë, duke lënë të paktën pesë persona të bllokuar nën rrënoja, dy prej të cilëve janë nxjerrë të pajetë.

Bëhet fjalë për trupat e 12-vjeçarit Muhammed Emir Bilir dhe 14-vjeçares Hayrunnisa Bilir.

18-vjeçarja Dilara Bilir u nxor e gjallë nga rrënojat, ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për nënën Emine Bilir dhe babanë Levent Bilir.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, njoftoi se 147 punonjës të kërkim-shpëtimit, përfshirë 80 nga AFAD, po marrin pjesë në operacion bashkë me ekipe të OJF-ve dhe bashkive.

Dëshmitarët raportuan se dëgjuan zëra nga brenda rrënojave teksa ekipet vazhdonin të gërmonin. Raportet paraprake sugjerojnë se në ndërtesë jetonin dy familje. Një familje raportohet se ishte jashtë qytetit për një dasmë, ndërsa tjetra besohet të jetë nën rrënoja.

Sipas raportimeve, ka dyshime se ndërtesa është shembur prej punimeve nëntokësore që po kryheshin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›