E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Lushnjë, humb jetën 29-vjeçari

Lushnjë – Një 29-vjeçar humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor të regjistruar në mesnatë në fshatin Zhym.

I riu i identifikuar si Erjon Kuka po udhëtonte me makinë në momentin kur u përplas, doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë elektrike.

Mjeti përfundoi në kanal, ndërsa 29-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e goditjeve e përplasjes së fortë.

I riu u gjet i pajetë në timon pak pas mesnate, në makinën e shkatërruar plotësisht  ndërsa për nxjerrjen e trupit të tij u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse

Trupi i pajetë i Erjon Kukës u dërgua në morg, ndërsa policia e Fierit po heton për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit qe rezultoi fatal per 29-vjeçarin.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›