Aksident i rëndë në Mamurras-Thumanë, plagosen tre persona, dy të rinj dërgohen te Trauma

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin e vjetër Mamurras – Thumanë, ku janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave me shtetas ukrainas.
Si pasojë e përplasjes, tre persona janë plagosur, mes tyre dy të rinj, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, një grua, pasagjere në mjetin me drejtues të huaj, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.