VIDEO/ Zjarr në “Syrin e Kaltër”, evakuohen vizitorët, mbyllet rruga Sarandë-Muzinë

Një vatër zjarri ka përfshirë zonën turistike të “Syrit të Kaltër” në Sarandë, duke përparuar me shpejtësi dhe duke mbërritur deri pranë parkingut.
Përmasat e zjarrit janë të frikshme dhe kanë detyruar autoritetet të evakuojnë vizitorët për arsye sigurie.
Për shkak të situatës së rënduar, është mbyllur qarkullimi në rrugën Sarandë – Muzinë. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren, por përhapja e shpejtë e flakëve dhe terreni i vështirë po e bëjnë të komplikuar ndërhyrjen.
Autoritetet po punojnë për të shuar zjarrin dhe për të mbrojtur këtë atraksion të njohur turistik nga dëmtimet e mëtejshme.
/vizionplus.tv