E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Thumanë – Fushë Krujë, një viktimë dhe tre të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin e vjetër Thumanë – Fushë Krujë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë një e moshuar ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si Bedrije Saja.

Tre të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›