Mijëra banorë pa ujë në Shkodër, situatë e rënduar në disa fshatra, asnjë zgjidhje nga pushteti vendor

Mungesa e ujit të pijshëm vijon të mbetet një ndër shqetësimet më të mëdha për banorët e fshatrave të Shkodrës.
Në njësinë Administrative Rrethina edhe pse prej vitesh është investuar për shtrimin e tubacioneve, uji nuk ka mbërritur kurrë në rubinetat e shtëpive.
Ndërsa në fshatin Bërdicë, banorët detyrohen të mbushin ujë në një çezmë publike, shpeshherë duke qëndruar në radhë dhe duke transportuar ujë me bidona, një realitet paradoksal për vitin 2025.
Gjendja është po aq alarmante edhe në fshatin Golem, ku thatësira dhe mungesa e furnizimit me ujë kanë ndikuar drejtpërdrejt në bujqësi, duke bërë që tokat të mbeten djerrë e fshati të përballet me braktisje të vazhdueshme.
Banorët shprehen të zhgënjyer dhe të harruar nga autoritetet vendore dhe qendrore, të cilët heshtin përballë një krize që prek çdo aspekt të jetës, duke gjetur justifikime te zbatimi i projektit nga firmat kontraktore dhe mungesa e fondeve./vizionplus.tv