Aksident i rëndë në aksin Bulqizë-Klos, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën. Humb jetën 50-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor Bulqizë-Klos, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të drejtuara nga shtetasit Xh. S. dhe S. C.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi H. GJ., pasagjer në automjetin e drejtuar nga S. C.
Dy drejtuesit e automjeteve si dhe dy pasagjerë të tjerë janë lënduar dhe janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku po marrin kujdesin e stafit spitalor.
Ndërkaq, grupi hetimor i Policisë Rrugore po kryen veprimet e para në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkakun kryesor të aksidentit.
Njoftimi: Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S. C.
Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi H. GJ., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasit S. C.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/rtsh.al/