E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, përmbyset zetori pranë Cangonjit, plagoset drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin kombëtar Korçë-Bilisht, ku një person ka mbetur i plagosur.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Cangonj, ku një mjet tip zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Nga aksidenti ka marrë dëmtim drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është dërguar për mjekim drejt spitalit të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia nga ana tjetër po bën veprimet e mëtejshme për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe shkaqeve të saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›