E Diel, 1 Nëntor 2026

Italianët godasin shqiptarin me 45 kg kokainë, paketat me logon luksoze “T&CO”

Autoritetet italiane kanë arrestuar një shtetas shqiptar, i cili u kap duke transportuar 45 kilogramë kokainë gjatë një operacioni policor në autostradë.

Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia zbuloi dhe sekuestroi 40 pako kokaine me peshë nga 1 kilogram secila, të fshehura në mjet. Pakot ishin të mbështjella me celofan dhe mbanin të gjitha të njëjtën logo të markës së njohur luksoze “T&CO”.

Kontrollet vijuan edhe në banesën e shqiptarit, ku efektivët gjetën dhe sekuestruan një tjetër automjet të regjistruar në emër të tij, 1 kilogram kokainë shtesë si dhe 10 mijë euro para cash.

Sipas raportimeve, në momentin e ndalimit shqiptari ka shfaqur sjellje nervoze, duke dhënë shpjegime të paqarta dhe jo bindëse për arsyen e lëvizjes së tij, çka ngriti menjëherë dyshimet e policisë.

Ai është arrestuar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe pritet të dalë para drejtësisë italiane.

Mediat vendase theksojnë se ky është sekuestrimi i dytë i madh i kokainës në të njëjtin aks rrugor brenda pak javësh, pas një operacioni tjetër në fund të marsit ku u kapën 2 kilogramë kokainë pas një ndjekjeje mbi 30 kilometra.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›