E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Muriqan, dyshohet për viktimë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Shkodër–Muriqan.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe as numri i saktë i të lënduarve, por paraprakisht dyshohet për një viktimë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat po ofrojnë ndihmën e pare.

Autoritetet janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›