E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i trefishtë në Elbasan, dy të lënduar

Tre automjete janë përfshirë në një aksident ditën e sotme në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në fshatin Lixhaj.

Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë automjetet me drejtues shtetasit M. T., 38 vjeç, N. Z., 53 vjeç dhe S. Q., 57 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin N. Z..

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Një tjetër aksident i shumëfishtë u regjistrua mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë-Durrës.

Gjashtë makina u përplasën, ndrsa dy persona mbetën të lënduar dhe u dërguan drejt spitalit të Traumës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›