Aksident i trefishtë në Rrogozhinë-Lushnje, plagoset njëri prej drejtuesve të mjetit

Sondazh
Loading ...
schedule20:27 - 1 Nëntor, 2026
Një aksident me disa mjete të përplasura në seri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhine-Lushnje. Aksidenti që ka përfshirë tre automjete ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit në kahun e lëvizjes drejt Lushnjes.
Një drejtues mjeti nga tre të përfshirë në aksident, ka përfunduar në spitalin e Lushnjes me lëndime të shumta dhe po merr ndihmën mjekësore. Në vendngjarje edhe zjarrfikësit e Lushnjes për të pastruar autostradën nga mbetjet e mjeteve që u përfshinë në aksident. / abcnews.al /
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

