E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën 44-vjeçari

Një 44-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë.

Sipas policisë, rreth orës 05:00, në Fushë-Krujë, shtetasi N. K., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A. L., 44 vjeç. Po kryhen veprimet proceduriale me 58-vjeçarin dhe punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›