E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Kepin e Rodonit, drejtuesi humb kontrollin e motomjetit dhe rrëzohet

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të diele, ku një 52-vjeçar, duke drejtuar një motomjet me 4 goma, dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të terrenit dhe është rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45 në zonën e “Kepit të Rodonit”, në një terren me shkurre. Si pasojë e aksidentit, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, 44-vjeçe, e cila ka mbetur e lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, në vendin e quajtur “Kepi i Rodonit”, në një terren me shkurre, shtetasi A. K., rreth 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një motomjet (me 4 goma), dyshohet se ka humbur kontrollin, si pasojë e terrenit, dhe është rrëzuar.

Si pasojë, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, shtetasja E. K., 44 vjeçe, e cila është lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›