E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë, makina del nga rruga, plagoset shoferi

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 22:20, në aksin dytësor Lezhë–Manati, në rrugën “Lalmi i Ri”, automjeti me drejtues shtetasin T. Gj., rreth 60 vjeç, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›