E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Korçë, gruaja përplaset në rrugë

Një grua është përplasur për vdekje nga një makinë në qytetin e Korçës në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop.

Raportohet se një makinë ka përplasur një grua e cila ishte duke lëvizur me biçikletë ku kishte ngarkuar prodhimet bujqësore.

Ajo u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekjen.

Duhet thënë se ky aks rrugor edhe për shkak të lëvizjeve të fermerëve që kanë tokat e tyre anës rrugës është bërë burim aksidentesh.

Njoftimi:

Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›