E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë rreth orës 18:30, në Misto Mame.

23 vjeçari Orgest Vladi, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren Drita Pirani, rreth 55 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, 55-vjeçarja, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›