E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen dy skuterë në Vlorë, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, në zonën e njohur si Aleksandria.

Dy mjete tip skuter janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar të dy personat që i drejtonin.

Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›