E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në aksin “Fier-Seman”, humb jetën 50-vjeçari, shoferi që e përplasi largohet nga vendi i ngjarjes

Një 50-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur rrteh orës 02:00 të mëngjesit në aksin rrugor “Fier-Seman”.

Policia bën me dije se shtetasi A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›