Aksident me vdekje në aksin Korçë – Bilisht, humb jetën këmbësori

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili ka qenë duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën
Fatkeqësisht, për shkak të plagëve të marra, dyshohet se këmbësori nuk ka mundur të mbijetojë dhe mund të ketë ndërruar jetë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po nis hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/vizionplus.tv