E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Berat, humb jetën 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Roshnik në afërsi të fshatit Duhanas.

Bëhet e diej se S.R dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në kanalin kullues anës saj.

Si pasojë e përplasjes 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi:

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas, shtetasi S. R., 40 vjeç, banues në Duhanas, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në kanalin kullues anës saj.

Si pasojë e përplasjes 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›