Klodian Allajbeu paraqitet në SPAK

CEO i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.
Pak javë më parë, SPAK dhe BKH kanë kryer sekuestrime në ambientet e shoqërisë “Evita” sh.p.k., kompani në pronësi të Allajbeut dhe kontrolle te Spitali Amerikan.
Hetuesit sekuestruan pajisje të shumta elektronike si dhe telefonin personal të drejtuesit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu./faxweb