E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në Bulqizë/ Plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në orët e para të nëgjesit të kësaj të premte në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë. Një “Benz” është përplasur me një furgon e për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i këtij të fundit.

I dëmtuari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 07.50,  aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, janë përfshirë në një aksident  automjeti tip furgon me drejtues shtetasin B.D., me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.F.

 Si pasojë e përplasjes së mjeteve ka mbetur i lënduar vetëm shtetasi B.D., i cili po marr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›