E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në Delvinë, motori përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor “Skërficë-Fushë Vërri” në Delvinë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, ku gjatë lëvizjes së një grupi motorristësh, njëri prej motomjeteve që drejtohej nga shtetasi A. L., 53 vjeç, banues në Durrës, është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi A. L. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se 53-vjecari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›