E Martë, 3 Nëntor 2026

Kanosi me armë zjarri nipin, arrestohet 67-vjeçari në Lezhë

Një 67-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lezhë, pasi kanosi me armë zjarri nipin e tij. Ngjarja u regjistrua në fshatin Mërqi, ku personi me inicialet P.N u konfliktua me nipin e tij, personin me inicialet F.N.

Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar një pistoletë  me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte 67-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›