E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari

DIVJAKË- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 12:30 në fshatin Kamenicë, në Divjakë. Sipas policisë, një automjet është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një shtetas 15-vjeç.

Si pasojë e përplasjes 15-vjeçari ka ndërruar jetë. Ndërsa në Komisariat është shoqëruar drejtuesi i automjetit, për veprimet të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›