E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Murtaja, vatra e dytë në Korçë/ Shfaqet në Maliq, ngordhin 20 të imta, asgjësohen mbi 190 krerë bagëti

Konfirmohet vatra e dytë e murtajës tek bagëtitë e imta në Qarkun e Korçës. Pas një ferme në Devoll sëmundja është zbuluar  dhe në një fermë  në  fshatin Shkozë të  Maliqit.

Veterinerët kanë asgjësuar 190 dele dhe dhi të prekura.  Ndërsa  20 të tjera kishin ngordhur para ndërhyrjes së autoriteteve.

Dyshohet se virusi është përhapur nga dhi të  blera  nga një zonë tjetër. Një task forcë  e posaçme  po monitoron situatën për përhapjen e virusit.  Aktualisht nuk dyshohet për  raste të tjera të murtajës së ruminantëve të vegjël.

Fshati Shkozë është I njohur për numër të lartë të  deleve. Autoritetet kanë bërë thirrje  për ndalimin e lëvizjes së bagëtive te imta si masë parandaluese për përhapjen e sëmundjes.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›