E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Elbasan, dy makina përplasen kokë më kokë, një nga shoferët përfundon në spital

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit.

Dy makina janë përplasur “kokë më kokë” ndërsa qarkullonin në Unazën Jugore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në zonën e njohur si “Lagjja e Kinezëve”.

Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i lënduar.

Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të lënduarit është e qëndrueshme dhe fatmirësisht dëmtimet nuk paraqesin rrezik për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›