Arrestohet 44-vjeçari në Shkodër, ndezi zjarr për djegien e mbetjeve në subjektin që menaxhon dhe shkaktoi ndotje të mjedisit

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili shkaktoi ndotje në mjedisit pasi ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në subjektin që menaxhon.
Policia njofton se ka arrestuar në flargancë shtetasin G. Gj., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, për djegien e mbetjeve në subjektin që menaxhon, në lagjen “Bahçallëk”, dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit në zonën përreth.
44-vjeçari akuzohet për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Ndotja e ajrit”, “Ndotja e ujërave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
