E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Fier-Shegan, plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Fier-Shegan, pranë daljes së fshatit Rrupaj.

Vizion Plus mëson se dy automjete, njëri me targa greke dhe tjetri me targa italiane, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit me targa greke ka tentuar të kryejë një manovër parakalimi, duke shkaktuar përplasjen.

Si pasojë e aksidentit, automjeti me targa italiane ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Tre personat që udhëtonin në këtë mjet, një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre i rritur, janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës me dy ambulanca.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa po punon edhe për disiplinimin e trafikut.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›