E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Fier, motori përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Boçovë të Fierit, ku një i moshuar ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve motomjeti me drejtues A.M 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, N.B 85 vjeç, i çili është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Rreth orës 18:20, në Boçovë, motomjeti me drejtues shtetasin A. M., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. B., 85 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›