E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Fier, plagoset një person! Plas sherri mes shoferëve

Një aksident është regjistruar këtë të martë në qendër të Fierit, pranë semaforit kryesor.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar panik dhe trafik në zonë.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, nga përplasja e fortë ka mbetur një e lënduar, e cila është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ngjarja është shoqëruar edhe me tensione, pasi drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht pas aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se një prej shoferëve ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›