Aksident në Korçë, shoferi i makinës përplas një motor, lëndohet shoferi

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në bulevardin “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Korçës.
Shoferi i një automjeti ka përplasur një motoçikletë. Drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, drejtuesi i motorit ndodhet i shtrirë përtokë. Shërbimet e emergjencës dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes.