E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Librazhd, përplasen dy automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, në aksin rrugor kombëtar Librazhd-Prrenjas.

Mësohet se një autoveturë dhe një furgon mallrash, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se aksidenti ka shkaktuar një trafik të rënduar në zonë për rreth 30 minuta, deri në normalizimin e lëvizjes nga autoritetet përkatëse.

Grupi hetimor dhe policia rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›