E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bijë përplasen nga makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Fiershegan- Berat.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çukas ku një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur nga pas një motoçikletë që shkonte drejt fshatit Thanë.

Në motoçikletë udhëtonin dy persona, babë e bijë, të cilët kanë mbetur të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa  dy të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Sipas informacioneve mësohet se janë nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›