E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lushnjë, makina përplaset me ishullin e trafikut, humb jetën 43-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte (2 qershor) në Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në zonën e rrethrrotullimit të Plastmasit, ku një automjet është përplasur me ishullin e trafikut.

Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti është përmbysur në rrugë, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi E.Xh., 43 vjeç, banues në Karbunarë e Vogël, ka humbur jetën në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte automjeti, ndërsa policia vijon hetimet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›