E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Pogradec, një i lënduar

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale dhe plagosjen e një personi.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej shoferëve po udhëtonte me familjen e tij. Në makinë edhe ndodhej fëmija 4-vjeçar, i cili ka shpëtuar pa lëndime.

Ndërsa drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›