E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ “Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sërish me YouTuber-in e njohur ndërkombëtarisht, Speed, gjatë qëndrimit të tyre në Mynih të Gjermanisë, ku po zhvillohet turneu “Ultimate Champions Legends”.

Gjatë takimit, Speed iu drejtua Ramës me fjalët: “Kohë e gjatë pa u parë, vëllai im shqiptar”, duke treguar një lidhje të ngrohtë mes tyre. Rama, nga ana tjetër, e prezantoi YouTuber-in me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“U bë kohë që nuk jemi takuar. Më ke munguar,” tha më tej Speed, duke zbuluar edhe një plan për rikthim: “Më mungon Shqipëria. Do të vij këtë verë.”

Në përfundim të bisedës, Rama u shpreh shkurt, por qartë: “Është miku im.”

https://streamable.com/ewgmju

Ky është takimi i dytë publik mes Ramës dhe Speed, pas atij që ndodhi në qershor të vitit të kaluar në Tiranë, ku YouTuber-i vizitoi zyrën e Kryeministrit gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›