E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Flash

Lapsi.al 3 November 2026

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin që lidh Matin me Rrugën e Arbrit, në Fshat të Klosit.

Dy automjete janë përplasur pak metra larg rrethrrotullimit të Rrugës së Arbrit. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dyja makinat. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesit e mjeteve ngrenë shqetësimin për sigurinë në këtë aks, duke deklaruar se në ditët me reshje shiu asfalti bëhet shumë i rrëshqitshëm, duke e kthyer rrugën në një “pistë patinazhi”. Sipas tyre, shkak është sipërfaqja tepër e lëmuar e asfaltit. Që prej ndërtimit të këtij aksi janë regjistruar dhjetëra aksidente, kryesisht në ditët me lagështirë, kur automjetet kanë vështirësi në frenim dhe humbasin kontrollin për shkak të rrëshqitjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›