E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Studentët vendosën mbishkrimin ‘dorëheqje’, Rama e fshin dhe kërkon dialog

Flash

Lapsi.al 3 November 2026

Studentët vendosën mbishkrimin ‘dorëheqje’, Rama e

Në tavolinën prej guri para Kryeministrisë është fshirë mesazhi “Dorëheqje” i shkruar me bojë nga studentët një ditë më parë, që i kërkonte Edi Ramës largimin nga detyra. Në të njëjtën tavolinë janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, në një mesazh që lidhet me ofertën e kryeministrit për zhvillimin e bisedimeve me ta.

Megjithatë, studentët kanë refuzuar prej ditësh ofertën e Ramës për dialog, duke këmbëngulur në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Prej javësh studentët dalin në protestë, ndërsa në mbështetje të tyre janë edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar mësimin në Fakultete.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›