E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Tiranë, humb jetën babai i ministres, arrestohet drejtuesi i motomjetit

Tiranë – Specialistët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar shtetasin Sejdi Milla, 31 vjeç, pas një aksidenti të rëndë që ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë drejtimit të një motomjeti, Milla është përplasur me biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi Luan Pirdeni, 87 vjeç.

Përplasja ka rezultuar fatale për të moshuarin, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Viktima, Luan Pirdeni, raportohet se është babai i ministres Adea Pirdeni.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›