Arrestohet shqiptari në Janinë, kapen me 167 kg marijuanë

Një operacion i njësisë anti-drogë në Janinë ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar dhe sekuestrimin e 167 kilogramë marijuanë pas një ndjekjeje të gjatë policore.
Sipas autoriteteve greke, ngjarja nisi mëngjesin e sotëm kur efektivët e Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve konstatuan një automjet të dyshimtë me targa ukrainase të dyshuara si të falsifikuara, që po lëvizte në zonën e Konicës drejt Kozanit.
Policia i bëri shenjë automjetit të ndalonte, por drejtuesi i mjetit u largua me shpejtësi të lartë, duke kryer manovra të rrezikshme dhe duke lëvizur për një kohë të gjatë në kah të kundërt të qarkullimit, çka rrezikoi drejtuesit e tjerë në rrugë.
Pas ndjekjes, policia arriti të bllokonte automjetin në një rrugë rurale pranë Papigonos, ku u bë edhe arrestimi i shqiptarit.
Gjatë kontrollit në automjet, autoritetet gjetën 28 pako me 167 kilogramë e 200 gramë marijuanë, të fshehura në kabinë dhe në bagazh.
Hetimet zbuluan gjithashtu se automjeti përdorte targa të falsifikuara, ndërsa i arrestuari ndodhej në territorin grek në mënyrë të paligjshme.
Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të identifikuar lidhjet e mundshme të të arrestuarit me rrjete të trafikut ndërkombëtar të drogës.