E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Vlorë, i moshuari përplaset nga automjeti teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Skelës në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që po kalonte me biçikletë te vijat e bardha.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka marrë lëndime të lehta.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›