“Sulltan Novruzi”, festë e shpresës dhe ringjalljes shpirtërore për bektashinjtë në Teqenë e Melanit

Besimtarët bektashi festojnë “Sulltan Novruzin”, një nga festat më të rëndësishme të tyre, e cila nderon ditëlindjen e Imam Aliut, një figurë e shenjtë në traditën e bektashinjve.
Në kudër të kësaj feste, baba Myrteza Shehu, uroi bektashinjtë me lutjet për paqe nga teqeja e Melanit.
Kjo ditë përfaqëson më shumë se një festë, është një moment i shenjtë për të reflektuar mbi vlerat e njeriut dhe lidhjen e tij me Zotin, siç u shpreh edhe baba Myrteza, se njeriu është qenia më e përkryer e kësaj bote, dhe duhet ta respektojmë si të tillë.
Në Teqenë e njohur të Melanit, besimtarët mblidhen për të nderuar këtë moment të shenjtë, duke kërkuar më shumë paqe dhe mirësi për veten dhe për të gjithë njerëzit. Për bektashinjtë kjo festë shënon fillimin e pranverës, moment reflektimi, shprese dhe ringjalljeje shpirtërore.