Aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin, humb jetën 1 person

Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur këtë të martë (6 gusht) në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, një automjet ëhstë përplasur me një motomjet, drejtuesi i së cilës ka humbur jetën në spital.
“Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, automjeti me drejtues shtetasin N. P. është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. P., është shoqëruar në komisariat, për veprimet procedurale.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/