E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në afërsi të Levanit, përplasen dy automjete, plagosen 2 persona

Një aksident rrugor ndodhi mesditën e sotme në bypass-in e Fierit, në afërsi të Levanit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy automjete janë përfshirë në aksident, konkretisht një mjet tip Ford dhe një Range Rover.

Për pasojë, janë lënduar dy pasagjerë në automjetin tip Ford. Të plagosurit u transportuan me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›